Home | Aeroporti Gjakoves

MIRË SE ERDHËT!
AEROPORTI I GJAKOVËS

Aeroporti i Gjakovës është formuar dhe ka funksionalizuar që pas luftës së dytë botërore për nevoja të agrokulturës. Kurse ne vitet e 90’ta, ka pushuar së funksionalizuari. 

Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, Aeroporti i është dhënë në shfrytëzim KFOR-it Italian me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve ushtarake të misionit të NATO, të cilët menjëherë filluan investimet për ndërtimin dhe funksionalizimin e aeroportit, me ç’rast ka filluar ndërtimi i pistës së re që në vitin 1999 dhe ka përfunduar në vitin 2001. 

 

Historiku

N.P.Q “Aeroporti i Gjakovës” Sh.A

Historiati i Aeroportit të Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës është formuar dhe ka funksionalizuar që pas luftës së dytë botërore për nevoja të agrokulturës. Kurse ne vitet e 90’ta, ka pushuar së funksionaluzuari.    

Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, Aeroporti i është dhënë në shfrytëzim KFOR-it Italian me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve ushtarake të misionit të NATO, të cilët menjëherë filluan investimet për ndërtimin dhe funksionalizimin e aeroportit, me ç’rast ka filluar ndërtimi i pistës së re që në vitin 1999 dhe ka përfunduar në vitin 2001, pastaj ky Aeroport u emërua “A.M.I.K.o” që në gjuhën Italiane do të thotë “Aeronautika Militare Italiana in Kosovo”, kurse në gjuhën Shqipe do të thotë “Aeronautika Ushtarake Italiane në Kosovë”

Aeroporti ndodhet në një pozitë të mirë gjeografike me një perimetër prej 7 km, dhe me shumë pak mjegull brenda vitit. Në këtë aeroport janë kryer shumë fluturime për nevoja ushtarake dhe humanitare kurse kanë ateruar kryesisht avion dhe helikopter transportues ushtarak, por edhe civil. Aeroplani më i madh që ka ateruar në këtë aeroport është Boeing 737.

Aeroporti ka një sistem të vetëm piste me një rrugë paralele për taksim, pista është 1,799 metra e gjatë, 30 metra e gjërë, dhe e orientuar në drejtimet 17-35, sipërfaqja e pistës është asfalt, anët e pistës janë të gjëra 7.5 metra të përbëra nga zhavori. Aeroporti operon nën rregullat e fluturimit vizual (VFR). Aeronautika Italiane ka pasur plane për kalimin në rregullat e fluturimit instrumental (IFR). Forcat ajrore Italiane kanë investuar diku rreth 30 milion € paisje teknike dhe një sistem të avancuar të navigimit.

             Aterimi i parë është kryer me 29 Shtator 1999 në pistën e vjetër, kurse aterimi i fundit nga forcat Italiane është kryer me 19 Prill 2013.

 Përgjatë kësaj periudhe mbi 13 vjeqare në Aeroportin e Gjakovës janë trajtuar më shumë se 27,000 Aeroplanë të ndryshëm ku është bërë transporti i mbi 220,000 pasagjerëve (kryesisht ushtarakë por edhe civil), si dhe transporti i më shumë se 40,000 ton mallërave të ndryshëm.

Aeroporti i Gjakovës gjindet rreth 5 km. në veri-lindje të Gjakovës, në mes të fshatrave Qerim, Trakaniq dhe Lugbunar, ndërsa në rrugë tokësore nga qyteti i Gjakovës është rreth 8 km, është i vendosur në një hapësirë relativisht të rrafshët rreth 400 metra mbi nivelin e detit. Aeroporti nga ana lindore, është i rrethuar me vargmalet e Bjeshkëve të Nemura, vargmali më i afërt është në anën jugore të aeroportit në largesi rreth 15 km dhe arrinë lartësinë në 715 metra, kurse 25 km në verilindje të aeroportit majët e bjeshkëve arrijnë mbi 2,000 metra. Maja më e lartë e kësaj bjeshke është 2,694 metra në perëndim, si dhe 3 km në anën veriore të pistës gjindet Liqeni i Radoniqit, kurse largësia ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtines është rreth 70 km rrugë tokësore.

Karakteristikat e Aeroportit të Gjakovës janë të poshtë shënuara si në vijim:

·         Koordinatat : V 45° 25’ 59" L 20° 25’ 40"

·         Lartësia mesatare e pistës: 415 m/1362 ft AMSL.

·         Pista: 1.800 x 30 RWY 18/36 (QFU 175°/355°)

·         TACAN: DAK 109.70 deri në 40 milja

Me datën 18 dhjetor 2013  Aeroporti i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës si donacion nga ana e Forcave Ajrore Italiane, kurse dokumenti i Pranim-Dorëzimit që mundësoi transferimin tek autoritetet e Kosovës, përfshirë edhe të gjitha mjetet për operime, është nënshkruar nga Kom. Antonio Felicisimo i Forcave Ajrore Ushtarake Italiane dhe Z. Gamend Mejzini zyrtar i Qeverisë së Kosovës.

Nga fundi i vitit 2013 deri në fund të vitit 2015 Aeroporti është menaxhuar nga Qeveria e Kosovës, më konkretisht Janar – Prill 2014 nën kompetencat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e më pas nga Maji 2014 e tutje nën kompetencat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Gjatë kësaj periudhe në aeroportin e Gjakovës janë zhvilluar disa aktivitete kryesisht ushtrime të ndryshme të forcave Amerikane dhe atyre Kosovare (F.S.K dhe Policia e Kosovës), si dhe është kryer aterimi i parë civil me datë 19 Shkurt 2015 nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës Znj.Mimoza Kusari – Lila

Në fund të vitit 2015, Qeveria e Republikes së Kosoves ka emëruar Bordin e Drejtorëve dhe më pas, në Janar 2016 është rekruatuar menaxhmenti.

Forcat Ajrore Italiane kanë lënë pas vete përveç aseteve edhe shtatë punëtorë të mirëmbajtjes të cilët janë kujdesur dhe kujdesen edhe sot për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e paisjeve të aeroportit.

Aktualisht, aeroporti nuk operon.

 

 

 

 

 

Misioni dhe Visioni

Plani i Biznesit

Planet Operative

Plani Operativ 2017 - 2019

Plani Operativ 2018 - 2020

PUBLIKIME

KONTAKTI

  • Wesley Clark 50000 Gjakovë-Kosovë
  • +377 (0) 44 108 200
  • info@aeroportigjakoves.com